Files
leonida92 2e50ec3506 Translated using Weblate (Albanian)
Currently translated at 75.0% (3 of 4 strings)

Translation: Jellyfin Android/Jellyfin Android Fastlane
Translate-URL: https://translate.jellyfin.org/projects/jellyfin-android/jellyfin-android-fastlane/sq/
2026-09-07 12:53:03 +00:00

15 lines
897 B
Plaintext

Mediat e tua, sipas kushteve të tua.
Projekti Jellyfin është një server mediatik me kod të hapur dhe pa kosto. Pa tarifa, pa gjurmime, pa axhenda të fshehta. Shkarko serverin tonë falas për të mbledhur gjithë audiot, videot, fotot dhe më shumë në një vend.
Për të përdorur aplikacionin, duhet të kesh një server Jellyfin të instaluar dhe funksional. Mëso më shumë në <a href="https://jellyfin.org/" target="_blank">jellyfin.org</a>.
Me një server Jellyfin, mund të:
- Shikosh Live TV dhe emisione të regjistruara nga serveri Jellyfin (kërkohet pajisje/shërbime shtesë)
- Transmetosh në një pajisje Chromecast në rrjetin tënd
- Transmetosh mediat e tua në pajisjen Android
- Shikosh koleksionin tënd në një ndërfaqe të lehtë për t'u përdorur
Ky është aplikacioni zyrtar shoqërues për Jellyfin në Android. Faleminderit që përdor Jellyfin! 😊